Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Covid në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar pacientë pozitivë me COVID-19.
Numri i pacientëve që po trajtohen është 14, po janë edhe 30 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar COVID-19.
Me oksigjeno-terapi janë 14 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë;
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë;
Spitali i Pejës, 6 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.