Aktualisht 565 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet tjera, kurse prej tyre 432 janë të konfirmuar me COVID-19.
Në Klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 168 pacientë me koronavirus ndërsa në spitalet rajonale 264 pacientë.
Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike, bënë të ditur se sot janë shënuar 145 raste të reja me Covid-19, nga 451 mostra të testuara, ndërsa janë shëruar 144 persona.