Deri më tani 43 gra shtatzëna janë prekur me COVID-19 në Kosovë.
Nga ky numër 29 gra sollën në jetë foshnjat e tyre.
Por, asnjë nga foshnjat nuk rezultuan të prekura me koronavirus.
Kështu për Klan Kosova tha Jakup Ismajli, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë.
Ismajli shtoi se nga janari e deri në shtator kanë lindur gjithsejt 6 mijë e 500 foshnje në këtë klinikë.
“Nga janari deri në qershor janë 4 mijë e 371 lindje, prej tyre 1 mijë e 575 me prerje cezariane. Në korrik 871 lindje, 297 prej tyre cezariane, në gusht 726 lindje prej tyre 268 cezariane, ndërsa në shtator deri më tani janë 478 lindje dhe prej tyre 179 cezariane”.
I pari i Gjinekologjisë bëri të ditur poashtu se gjatë pandemisë në këtë klinikë kanë qenë të prekur gjithsej 40 anëtarë të stafit mjekësor, 10 mjekë dhe 30 mami me COVID-19.