Në mbi 15 për qind ka shkuar pozitiviteti i rasteve me COVID-19 në raport me testimet në vend, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, të mërkurën është shënuar rritje e ndjeshme. Janë regjistruar 43 raste të reja nga testimi i 275 mostrave.
Ka një periudhë të gjatë që nuk ka pasur shifër kaq të lartë të rasteve të reja pozitive.
Në të njëjtën periudhë janë shëruar 8 persona. Numri i rasteve aktive është 154.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka konfirmuar IKSHPK-ja.