Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 424.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.548, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,980.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.594.449 doza të vaksinës.
Deri më sot më shumë se 749,432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.