Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 42 vdekje dhe 1 mijë 174 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 811 pacientë.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 140 mijë e 065, prej të cilëve 113 mijë e 430 janë shëruar, ndërsa 4 mijë e 150 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (9 prill) është 22 mijë e 485.