Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste me COVID-19, ndërsa janë shëruar tre pacientë.
Sipas IKShPK-së, 7 pacientë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar si pasojë e COVID-19, ndërsa janë edhe 42 raste aktive, transmeton www.gazetastop.com
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 274 mijë e 859 raste aktive, janë shëruar 270 mijë e 601 pacientë, ndërsa kanë vdekur 3 mijë e 216 njerëz nga koronavirusi.