Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se 40 persona me COVID-19 kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.
Po ashtu nga 1 mijë e 683 testime të bëra kanë rezultuar 591 raste pozitive.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi janë shëruar 439 pacientë. /Alsat/