Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit.
IKSHPK njofton se sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Në total numri i rasteve aktive është 1.226.