40 persona të prekur me koronavirusi të shtrirë në Infektivë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 40 persona që janë të prekur me Covid-19, njofton Klan Kosova.

27 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 12 të tjerë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sipas njoftimit të Klinikës Infektive, në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit, e pranuar me 07.06.2020 e cila veç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.