4 të vdekur dhe 502 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Sot janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamzë, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra.

Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 502 

Të shëruar në 24 orë 393

Të shtruar në spitale 132

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 5991

Testime totale 1,082,974

Raste pozitive 151,499

Raste të shëruara 136,872

Raste Aktive 12,108

Humbje jete 2,519

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4491

Shkodër 1906

Durrës 1027

Vlorë 902

Fier 906

Lezhë 779

Elbasan 612

Berat 437

Korçë 309

Gjirokastër 293

Kukës 236

Dibër 210.