Katër persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ndërkohë, nga 3.380 mostra të marra, 45 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus apo 1.33 për qind.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 298 persona, kurse numri i rasteve aktive është 2.928.
Gjithashtu në 24 orët e fundit, janë administruar 15.910 vaksina anti-COVID. Numri total i dozave të dhëna është 1.328.825.