4 të vdekur dhe 398 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 398 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 pacientë, transmeton www.gazetastop.com

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 158 mijë e 25 raste pozitive, janë shëruar 150 mijë e 524 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 507 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 1 mijë e 994 raste aktive.