4 të vdekur dhe 1721 të infektuar me COVID-19

Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 1,721 raste të reja, nga testimi i 8,205 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë numri i rasteve aktive është 30,079.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2,407 persona. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 807,900 persona, me dozë të tretë dhe përforcuese 87,965 persona,

Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i këtij procesi në fund të marsit të vitit të kaluar është 1,791,536.