Katër persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, nga testimi i 1,563 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i të shëruarve është 4 ndërkaq numri i rasteve aktive është 324.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2,777 persona. Numri i të vaksinuarve me dozën e dytë është 765,669, ndërkohë që numri i dozave të administruara është 1,624,584.