Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar katër raste të reja me COVID-19, nga testimi i 70 personave të dyshuar se janë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të shtunën, se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 22.
Të vaksinuar në 24 orët e fundit me vaksinën kundër koronavirusit janë 13 persona.