Gjatë ditës së sotme kanë vdekur 4 persona nga koronavirusi duke çuar në 101 numrin e viktimave nga virusi COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes njoftimit 24 orësh.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Gjatë ditës së sotme 203 person kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 71 persona nga koronavirusi