Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus..
Kështu bëri të ditur drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani përmes një konference për media.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive, sipas IKSHPK-së, është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga 22 marsi, kur u shënua viktima e parë me COVID-19 në Kosovë, e deri më sot, 600 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi.