Që nga hyrja në fuqi e masave të reja kanë filluar që të rritet edhe numri i gjobave të shqiptuara nga ana e Policisë për personat që nuk respektojnë këto masa.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 4 mijë e 263 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Gjithashtu në njoftimin 24 orësh të policisë tregohet se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 465 tiketa trafiku.