Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se janë 380 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
316 prej tyre janë të të konfirmuar COVID-19 pozitivë, ndërsa 278 me oksigjeno-terapi.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 149 pacientë të shtrirë, 112 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 120 me oksigjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 158 me oksigjeno-terapi.