Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 38 raste të reja me COVID-19.
Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive aktualisht është 189.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 53 persona.