369 gjoba për mos reapektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se është rritur numri i gjobave për mosrespektim të masave anti-Covid.

Tiketa të shqiptuara në bazë të Ligjit anti-Covid janë 369.

Në raport bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1,132 tiketa trafiku, ndërsa kanë ndodhur një aksident me fatalitet, 29 me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.