Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, 368 raste të reja
Katër persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 368 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (71, 86 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç) dhe Shtime 1 rast (62 vjeç).
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se deri më tani kanë humbur jetën nga COVID-19 1.579 persona, 67.008 kanë rezultuar pozitivë ndërsa janë shëruar 58.600 pacientë.