Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 363 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë nga testimi i 1411 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 25.72 për qind.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet, ndërsa janë shëruar 413 qytetarë.
Numri total i rasteve aktive është 3126.