36 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Situata e rasteve pozitive në vend me Covid-19 është përkeqësuar.

36 raste të reja janë konfirmua në Shqiperir, ku 27 prej tyre janë vetëm në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Kamëz, 1 në Lezhë,1 në Lushnjë dhe 1 në Durrës.

“Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës”, sqaron Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas saj, situata me COVID-19 është përkeqësuar.

“Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithsecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam”, tha Bino.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë”, tha ajo duke treguar se të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave.