Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 36 raste pozitive me COVID-19, ka bërë të ditur të shtunën Ministria e Shëndetësisë.
Sipas ministrisë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 656.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 423 qytetarë në tërë Kosovën.