Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 350.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,990 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.
Deri më sot 780.594 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.