Dje në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente, prej tyre 17 kanë përfunduar me persona të lënduar. Ndërsa, 18 aksidente kanë përfunduar me dëme materiale.
Policia njofton se për shkelësit e rregullave të trafikut janë shqiptuar 1 mijë e 446 gjoba.
Po ashtu, policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 24 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje.
