Trend i rritjes së ndjeshme të rasteve me COVID-19 po e përcjell Kosovën ditëve të fundit. Vetëm të mërkurën janë regjistruar 341 raste të reja nga testimi i 1165 mostrave.
Pos trendit rritës të rasteve, është rritur dukshëm edhe trendi i testimeve. Në përqindje, pozitiviteti i rasteve karshi testimeve të mërkurën ka qenë 29.27.
Në të njëjtën ditë janë shëruar 64 persona.
Numri i rasteve aktive është rritur në 1521.
