Numri i personave të vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 508.
Prej përhapjes së virusit deri tash janë regjistruar 13 mijë e 215 raste pozitive, ku nëntë mijë e 355 veta deri tash janë shëruar.
Numri i rasteve aktive sipas IKSHPK aktualisht është 3352.
Dje janë regjistruar 115 raste të reja me 116 të shëruar.