Nga 401 persona të dyshuar për koronavirus të cilët janë testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, 239 persona kanë rezultuar me koronavirus në 24 orët e fundit.
Numri total i rasteve pozitive është 7652 nga 35.121 persona të dyshuar për infektim me koronavirus.
Nga ky numër total i rasteve 4129 pacientë janë shëruar, derisa 192 të tjerë kanë vdekur – që të gjithë sipas IKSHPK-së që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Kështu numri i rasteve aktive është 3.331.
Sipas të dhënave më të fundit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar në Kosovë (SHSKUK) nëpër spitale janë duke u trajtuar 414 pacientë të infektuar me koronavirus.

