33 raste të reja me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka njoftuar të enjten për 33 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 711 mostrave.

Sipas tij, përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë raportuar më 8 tetor për 46 persona që kanë mposhtur virusin.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së

46 TË SHËRUAR DHE 33 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 711 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 33 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.144.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.