320 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 320.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,984 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.285 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.619.802 doza të vaksinës.

Deri më sot 763.652 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.