32 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të martën janë regjistruar 32 raste pozitive me koronavirus, nga 969 testime të kryera.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 36 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 223.684.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me koronavirus është 593.