Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 32 raste të reja me COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, si pasojë e koronavirusit.
Numri i rasteve aktive ka rënë në 748, derisa brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 350 qytetarë.