Komuna e Gjilanit tash e sa ditë nuk ka asnjë rast të ri të prekur me koronavirus.
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se 32 persona vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emergjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit.
“Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infeksionit COVID-19”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Gjilani deri më tash ka gjithsej 79 raste me koronavirus, prej tyre dy me përfundim fatal.