Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë 3,126 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 413 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,191.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar 60 persona, ndërkaq në total janë administruar 1,835,361 doza të vaksinës.