Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3191.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 224 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.156 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,083 qytetarë.
Deri më sot 824.416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.896 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,659 persona.