Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri total i rasteve aktive me COVID-19 është 315.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,954, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga ky virus kanë vdekur 2,989 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,978 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 653 mijë 823 doza të vaksinës.
Deri më sot 776 mijë 653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.