313 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë deri më tani janë evidentuar 1234 të infektuar, që nga muaji mars kur edhe janë regjistruar rastet e para.

Siç raporton IKSHPK-ja vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 40 raste të reja në tërë vendin, ndërkaq numri më i madh i të infektuarve u regjistrua në Prishtinë.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, nga 1234 persona të infektuar, 31 kanë vdekur dhe 890 janë shëruar.

Në bazë të këtyre të dhënave në Kosovë vazhdojnë të jenë aktive 313 raste me koronavirus, raporton lajmi.net.

IKSHPK-ja ka bërë thirrje nga qytetarët që të kenë kujdes, të mbajnë distancë dhe t’iu përmbahen të gjitha masave që janë kërkuar.