Policia e Kosovës ka shqiptuar 312 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-COVID.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1167 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 33 aksidente trafiku me dëme materiale e 23 me të lënduar.
Janë arrestuar 19 persona, 15 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje të dënimit.
