311 kosovarë fituan sivjet lotarinë amerikane për “Green Card”

Qindra kosovarë patën fat këtë vit, ndërsa aplikuan për lotarinë amerikane.

Sipas statistikave zyrtare të DV-21, 311 kosovarë fituan sivjet këtë lotari, duke u bërë kështu automatikisht fitues të “Green Card” amerikane.

Numër më i madh i fituesve vijnë nga Shqipëria.

Atje, 3962 persona që aplikuan u zgjodhën si fitues të Lotarisë Amerikane.

Lotaria Amerikane gjithnjë ka tërhequr shumë aplikues nga Kosova, duke pasë parasysh se fituesve u mundësohet qëndrimi dhe puna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.