310 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Komunën e Prishtinës, duke u bërë komuna me më së shumti raste aktive në vend.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë pas Prishtinës është Prizreni me 157 raste aktive, pastaj Mitrovica me 115, Peja me 107, Ferizaj 100 dhe komuna tjera me më pak raste.
Në nivel vendi janë 1895 raste aktive me koronavirus. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 38 raste me COVID-19 dhe dy të vdekur.