31 persona janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë 150 persona janë shëruar.
Sipas shifrave të prezantuara prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 persona janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në nivel vend janë 924 raste aktive me COVID-19.