Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 31 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 1.116 personave të dyshuar si të prekur nga virusi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë të premten, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive aktualisht është 675.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 275 persona. Numri i personave të vaksinuar me të dy dozat është 819.854 ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 99.661.
Numri i dozave të vaksinës të administruara në Kosovë që nga fundi i muajit mars të vitit 2021 kur ka nisur ky proces është 1.820.912.