Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka bërë të ditur se vetëm të shtunën janë shëruar 31 veta nga koronavirusi. Në total numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë, ka arritur në 653 veta.
“Sot më 09 maj 2020, janë shëruar 31 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 653 raste”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), shkruan Gazeta Stop.
Ndryshe, numri i të prekurve deri më tani në Kosovë ka arritur 870 persona me 28 raste të vdekjes.