31 pacientë po trajtohen për COVID-19 në spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, në trajtim mjekësor janë edhe 13 pacientë të tjerë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 24 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 15 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 1 pacient dhe Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.