31 pacientë me koronavirus të shtruar në Spitalin e Gjakovës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, janë duke u trajtuar 31 pacientë me COVID-19 pozitivë.

Sipas raportit 24 orësh nga ekipi kujdestar, në repartin infektiv janë të hospitalizuar 42 pacientë.

Prej tyre, 31 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, nga këta 8 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe.

Në pritje të rezultati të testit janë edhe 11 pacientë.