306 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 460 pacientë, 306 prej tyre të diagnostikuar me COVID-19, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës të martën.

Prej tyre, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 të intubuar, ndërsa 154 janë në pritje të rezultateve për COVID-19, raporton KOHA.

Në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtrirë 96 pacientë, në atë të Pulmologjisë 50 pacientë, kurse në atë të Mjekësisë Sportive 21 pacientë.

Në spitalet regjionale të shtrirë janë: në Prizren 31 pacientë, në Gjakovë 33 pacientë, në Pejë 43 pacientë, në Ferizaj 13 pacientë, në Gjilan 17 pacientë dhe në Mitrovicë 2 pacientë, njoftoi QKUK-ja.

Deri më tash në Kosovë janë shënuar 5118 raste me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 108, pa përfshirë rastet e sotshmne të bëra të ditura nga spitalet regjionale veç e veç.