Gjatë këtij vikendi, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë të ditur se i kanë shqiptuar 300 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat kundër COVID-19.
Në njoftimin e policisë thuhet se edhe gjatë fundjavës kanë punuar për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID.
“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja shëndetit plublik është një nga prioritet e të gjithë neve”.
“Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Pishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca”.
“Vetëm gjatë këtij vikendi, për personat që nuk po rrespektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 300 gjoba dhe janë dhene me qindra vërejtje e këshillime për respektimin e tyre”, thuhet në njoftim.